Michael Osterholm, një epidemiolog i famshëm amerikan, paralajmëroi më 31 janar se, si pasojë e varianteve të reja të koronavirusit të COVID-19, në ShBA mund të shtohen përsëri në mënyrë të ndjeshme rastet e konfirmuara në 6 deri 14 javët e ardhshme. Ai e përshkroi këtë rrezik si "uragan i shkallës së pestë".
"Mund të shohim diçka që nuk e kemi parë kurrë në këtë vend. Parashikoj se do të na sulmojë një uragan i shkallës së pestë, madje edhe më të lartë. Zakonisht njezërit e kanë të vështirë të marrin masa parandaluese në mot të kthjellët. Por po ju them se po vjen uragani. Kundrejt shtimit të madh të rasteve të infektimit, duhet të ndryshojmë qëndrim dhe të veprojmë." (Wang Lei)