Foto nga VCG
Holanda hyri në fazën e saj më të ashpër të kufizimeve antikoronavirus deri tani duke vendosur një shtetrrethim për natën në mbarë vendin, në një përpjekje për të kontrolluar shkallën e infeksionit.
Nga e shtuna, banorët duhet të futen në shtëpi nga ora 21:00 deri në 04:30, kohë gjatë së cilës ata do të ndalohen të lënë shtëpitë e tyre. Qëllimi është të ulen ndjeshëm infeksionet, ndërsa shqetësimet rriten për mutacionet e virusit, shkruan “Ansa”.
Shkelja e shtetrrethimit gjobitet 95 euro. Ky shtetrrethim do të qëndrojë në fuqi deri më 9 shkurt. (Irma)