Anëtari i Këshillit të Shtetit të Kinës dhe ministri i Jashtëm Wang Yi u takua në kryeqytetin e Bruneit Bandar Seri Begavan me sekretarin e përgjithshëm të ASEAN-it Lim Jock Hoi. Wang theksoi se duhet të bëhet përpjekje për të krijuar bashkësinë e fateve të përbashkëta Kinë-ASEAN.

Duke vlerësuar lidhjet dypalëshe si më dinamiket dhe më të frytshmet midis partnerëve të dialogut të ASEAN-it, Wang tha se të dy vendet duhet të shfrytëzojnë rastin e 30-vjetorit të dialogut Kinë-ASEAN për t'i ngritur marrëdhëniet në një nivel më të lartë.

Ai tha se Kina dëshiron të forcojë me ASEAN-in bashkëpunimin në fushën e shëndetit publik dhe të zhvillojë bashkëpunim mbi vaksinat me vendet e ASEAN-it, për të krijuar së bashku marrëdhëniet e partneritetit ekonomik blu.

Ministri i Jashtëm i Kinës theksoi gjithashtu bashkëpunimin në ekonominë digjitale, shkëmbimet kulturore dhe zhvillimin e Fondit të Bashkëpunimit Kinë-ASEAN.

Lim Jock Hoi shprehu nga ana e tij falënderime për përkrahjen që Kina i ka dhënë ASEAN-it në luftimin e epidemisë.

Sivjet ASEAN-i do të zhvillojë bashkëpunim me Kinën në fushat e zhdukjes së varfërisë, të parandalimit e të zbutjes së fatkeqësive dhe të zhvillimit të vazhdueshëm.

Hoi tha se ASEAN-i do të bëjë përpjekje të ruajë një sistem të tregtisë së lirë që është i hapur e i bazuar në rregulla dhe do të përkrahë vendet anëtare të thellojnë bashkëpunimin me Kinën e të shpejtojnë rimëkëmbjen ekonomike rajonale. (Çang Çuo)