Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Evropa duhet të tregojë më shumë solidaritet për vaksinat anti-Covid, në një moment kur 95% e dozave është përdorur në vetëm 10 shtete”. Apeli u lëshua nga drejtori për Evropën i OBSH-së, citon “Ansa”.

Hans Kluge tha se është e nevojshme që të gjitha vendet e afta të kontribuojnë në qasjen e barabartë në vaksinat ta bëjnë këtë. Ai nënvizoi përpjekjet e mëdha të bëra nga organizata, për të siguruar që çdo vend të mund të marrë vaksinat.

Kluge nuk përmendi dhjetë vendet, por sipas faqes " Our World in Data" ato janë Kina, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe, Italia, Rusia, Gjermania, Spanja dhe Kanada. (Irma)