Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Në fund të vitit pritet të arrijnë në normalitet, por tani duhet të bëjnë çdo sforcim të mundshëm për të reduktuar kontaktet e infektimit me Covid-19”.

Deklarata është bërë nga presidenti i Institutit gjerman “Robert Koch”, Lothar Wieler, gjatë një konference shtypi në Berlin, citon “Ansa”.

“Qoftë edhe një infektim i vetëm është i tepërt. Mbroni veten dhe të tjerët. Mendoni për sistemin shëndetësor”, -tha Wieler.

Ai theksoi se në këtë valë të pandemisë Covid janë prekur më shumë të rinj. Edhe në terapitë intensive ka më shumë persona nën moshën 60-vjeçare. (Irma)