Foto nga VCG
I ashtuquajturi variant britanik i koronavirusit, i njohur si B117 ose VOC 202012/01, është zbuluar deri tani në të paktën 50 vende përveç Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut dhe Tajvanit.
Njoftimi është dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, citon “CNN”. "Qëkur u zbulua për herë të parë më 14 dhjetor 2020, varianti i ri është identifikuar në 50 vende, territore dhe zona në pesë nga gjashtë rajone të OBSH-së. Në Angli, varianti është identifikuar në të gjitha rajonet dhe pothuajse në të gjitha komunat”, -thuhet në raportin e OBSH-së mbi pandeminë. (Irma)