Një panel shkencëtarësh të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) mbërritën të enjten në qytetin qendror të Kinës, Wuhan, për të bashkëpunuar me kolegët e tyre kinezë në kërkimin e burimit të mundshëm të koronavirusit.

Ekipi i OBSh-së iu nënshtrua testit të acidit nukleik edhe testi të anti-trupave IgM në aeroport dhe do të kalojë nëpër procedurat përkatëse të vetëveçimit nën masat e Kinës për kontrollin e epidemisë para se të kryejnë punën në terren.

"Të kuptosh burimin e sëmundjes nuk ka të bëjë me gjetjen e dikujt për të fajësuar," tha dr. Michael Ryan, drejtori ekzekutiv i Emergjencave Shëndetësore në OBSH. "Lëreni këtë mision dhe misionet e tjera të punojnë me shkencën, jo me politikën."

Kjo është vizita e tretë e këtij lloji që nga fillimi i epidemisë COVID-19 në Kinë. Kina ftoi ekspertë të OBSh-së dy herë, në shkurt dhe korrikun e vitit të kaluar, për të kryer bashkëpunim për gjurmimin e burimeve të mundshme në Kinë. (Albana)