Foto nga VCG

Foto nga VCG

Spanja ka regjistruar dy ditët e fundit temperatura historike, pasi termometri zbriti deri në -25.4 gradë celsius, duke vështirësuar kështu pastrimin e rrugëve nga dëbora, veçanërisht në kryeqytetin Madrid, ku shumë rrugë mbeten të bllokuara.

Një pjesë e madhe e qendrës dhe lindjes së vendit vazhdon të jetë e mbuluar nga dëbora pas kalimit të një stuhie të pazakontë.

Stuhia “Filomena” shkaktoi reshje të dendura dhe acar, që çuan në vdekjen e tre personave.

Madridi shënoi temperaturën e tij më të ulët në gjysmë shekulli.

Në kryeqytetin spanjoll, tri ditë pas reshjeve historike të dëborës, mungesa e pastrueseve të dëborës dhe qeseve të kripës vazhdon të ndihet. (Elona)