Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë mbledhjes me anëtarët e partisë së saj, ka paralajmëruar se nëse situata epidemiologjike nuk do të stabilizohet, atëherë do të merren masa më shtrënguese anti-Covid, të cilat do të zgjasin nga 8-10 javë.

Sipas mediave gjermane, kancelarja gjatë mbledhjes ka shprehur shqetësimin për variantin e ri të Covid-19, të shfaqur në Britaninë e Madhe, që po shkakton shifra të larta infektimesh.

Merkel theksoi se Gjermanisë do t’i duhen edhe 8-10 javë masash të ashpra kundër koronavirusit, për të përballuar pandeminë. (Elona)