Foto nga ICPHOTO

Foto nga ICPHOTO

2020-a ishte një vit rekord për sa i përket numrit të vdekjeve në Britaninë e Madhe. Sipas të dhënave nga Statistikat Kombëtare, të bëra publike nga “BBC”, 697.000 persona kanë vdekur në Britaninë e Madhe në vitin 2020, rreth 91 mijë më shumë se mesatarja e viteve të mëparshme. Në këto të dhëna nuk janë përfshirë numrat e dhjetorit.

Në këtë shifër të lartë ka ndikuar edhe pandemia e Covid-19, ku deri tani në Britaninë e madhe janë regjistruar mbi 80 mijë të vdekur.

Shifrat e reja tregojnë gjithashtu se për sa i përket numrit të përgjithshëm të vdekjeve, 2020-a ishte viti më vdekjeprurës që nga Lufta e Dytë Botërore. (Elona)