Fahrettin Koca vaksinohet

Fahrettin Koca

Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca bëri të mërkurën vaksinën e prodhuar nga kompania kineze "Sinovac" dhe i gjithë procesi u transmetua në televizion. U vaksinuan njëkohësisht edhe anëtarët e komisionit shkencor të përballimit të epidemisë së COVID-19 të këtij vendi.

Koca u shpreh në konferencën e shtypit se vaksinat kineze janë të sigurta dhe punonjësit mjekësorë të mbarë vendit do të vaksinohen me to që nga e enjtja. Sipas tij, politikanët dhe zyrtarët turq duhet të bëhen shembuj për publikun dhe banorët duhet të vaksinohen për t'u kthyer jeta normale.

Drejtoria e Barnave dhe e Pajisjeve Mjekësore e Turqisë shpalli të mërkurën në një deklaratë miratimin për përdorimin emergjent të vaksinës së "Sinovac"-ut, e cila është vaksina e parë kundër COVID-19 për përdorim emergjent në Turqi. Sipas deklaratës, ky autorizim u lëshua në bazë të të dhënave shkencore dhe analizave 14-ditore pasi vaksinat mbërritën në Turqi.

Kontingjenti i parë i vaksinave kineze prej 3 milionë dozash u transportua më 30 dhjetor në Ankara. Sipas planifikimit, në fazën e parë do të vaksinohen 9 milionë veta, kryesisht grupe në rrezik të lartë infektimi, si personeli mjekësor.(Zhang Yan/Artan)