Në një konferencë shtypi të Këshillit të Shtetit të Kinës për Mekanizmin e Përbashkët të Parandalimit dhe Kontrollit më 13 janar për të prezantuar gjendjen e fundit të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë COVID-19 u bë e ditur se vëllimi i tanishëm i vaksinimit kundër COVID-19 në Kinë ka tejkaluar 10 milionë doza dhe efikasiteti i vaksinës së inaktivuar COVID-19 të prodhuar nga Kina në Turqi është 91.25%.
Sipas njoftimeve, që nga nisja e vaksinimit të një grupi të caktuar të popullsisë prej 15 dhjetorit të kaluar, deri tani janë përdorur në vend mbi 10 milionë doza. Në përgjithësi, procesi i vaksinimit kundër koronavirusit në vend është i qëndrueshëm dhe i rregullt.
Sipas Yin Weidong, drejtuesit të kompanisë“Kexing Zhongwei Bioteknologji” në Pekin, vaksina e re e inaktivuar e koronavirusit e kompanisë së tij ka filluar studimet klinike të fazës së tretë në Brazil, Turqi, Indonezi dhe Kili, midis të cilave shkalla e mbrojtjes në Turqi arriti në 91.25%. Në studimin klinik të Fazës III të Indonezisë, efikasiteti ishte 64.5%. Në Brazil, efikasiteti i mbrojtjes për pacientët në gjendje të rënduar dhe të shtruar në spital arrin 100%. (Vera/Albana)