CNN-i raportoi më 11 janar se shpejtësia e përpunimit të mostrave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara është shqetësuese, madje ka mbetur prapa shumë vendeve në zhvillim.
Raporti theksoi se një bazë të të dhënave profesionale, kërkimi global për forma mutante të koronavirusit, shpejtësia e mbledhjes, analizimit dhe lëshimit të mostrave të virusit në Shtetet e Bashkuara renditet në vendin 61-të në botë.
"Vendet me burime të kufizuara, të tilla si Bangladeshi, Sri Lanka dhe Surinami, po përpunojnë mostrat më shpejt sesa Shtetet e Bashkuara", tha dr. Peter Hotz, një virolog në “Baylor College of Medicine” në Shtetet e Bashkuara. "Kjo është me të vërtetë e trishtë."
Analiza e të dhënave të “Harvard Broad Institute” dhe “Massachusetts Institute of Technology për Nismën e Të Dhënave Botërore të Gripit (GISAID) tregoi se koha mesatare për marrjen e një mostre nga zgavra e hundës së pacientit deri te nxjerrja e rezultatit në GISAID ishte 85 ditë. Hotz tha: "Duke pritur 85 ditë, një sekuencë mund të kalojë nga një mutacion i rrallë në një virus që përhapet në gjysmën e popullsisë". (Vera/Albana)