FBI-ja ka paralajmëruar se po planifikohen protesta të armatosura në të 50 shtetet e SHBA-së dhe në Uashington në ditët para inaugurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden, duke ngjallur frikën për më shumë gjakderdhje, pas rrethimit vdekjeprurës të javës së kaluar në Kongres.

Një buletin i brendshëm i FBI-së paralajmëroi se, që nga e diela, protestat mbarëkombëtare mund të fillojnë të shtrihen deri në inaugurimin e Biden më 20 janar, sipas dy zyrtarëve të zbatimit të ligjit që lexuan detajet e memorandumit për “Associated Press”.

“Protestat e armatosura po planifikohen në të 50 shtetet nga 16 janari deri në 20 janar dhe në Kapitolin e SHBA-së nga 17 janari deri më 20 janar”, -thuhet në buletin, sipas një zyrtari në kushte anonimati, pasi nuk janë të autorizuar të flasin publikisht. (Elona)