Rrjeti televiziv amerikan CNN bën të ditur se në raportin e fundit të grupit të posaçëm të punës për epideminë e COVID-19 pranë Shtëpisë së Bardhë, thuhet se në ShBA mund të jetë shfaqur një variant "amerikan" më infektues i virusit të COVID-19, çka mund të sjellë një përhapje më agresive të këtij virusi.

Në raportin e këtij grupi dërguar shteteve të ndryshme ngrihet alarmi se mund të ketë një"variant amerikan" të koronavirusit të ri.

"Numri i rasteve të infektimit është shtuar shumë në vjeshtë dhe dimër, gati dyfish më shumë se në pranverë e verë. Shpejtimi i përhapjes tregon se, krahas variantit britanik, i cili është përhapur në lagjet tona, është zhvilluar edhe një variant i motërzuar në ShBA, infektueshmëria e të cilit mund të jetë 50 % më e lartë," thuhet në njoftimin e CNN-it.

Grupi i posaçëm u bëri thirrje shteteve që të veprojnë aktivisht për përballimin e një virusi më agresiv. Masat konkrete përfshijnë përdorimin e maskave të fyryrës dhe vaksinimin sa më shpejt të sa më shumë njerëzve: "Pa zbatimin unik të mbrojtjes efektive të fytyrës dhe të distancimit të rreptë social, teksa ky variant bëhet mbizotërues, gjendja epidemike do të përkeqësohet më tej." (Wang Lei)