Mbretëresha Elizabeth II e Mbretërisë së Bashkuar dhe bashkëshorti i saj, princi Philippe, u vaksinuan me dozën e parë të vaksinës anti-Covid, njoftoi Pallati “Buckingham”.

“Monarkja 94-vjeçare dhe bashkëshorti i saj, 99 vjeç, morën vaksinën e tyre anti-Covid”, tha një zëdhënës.

Çifti mbretëror i është bashkuar rreth 1.5 milionë personave që janë vaksinuar tashmë në Britaninë e Madhe. (Irma)