Sipas njoftimeve të 6 janarit nga Agjencia e Lajmeve Sputnik, mjeku rus Alexander Myasnikov tha në uebsajtin e "Telegram"-it se opinioni që Kina është burimi i koronavirusit është plotësisht i gabuar.

Myasnikov tha se sipas tij, koronavirusi nuk e ka burimin nga Kina dhe spekulimet se burimi i virusit ishte Wuhan-i duken si një veprim për të tërhequr vëmendjen. Ai tha se në shumë vende të botës dolën njëkohësisht shumë të prekur. Për shembull, pacienti zero i prekur nga COVID-19 në Francë rezultoi më herët se pacienti i konfirmuar zyrtarisht. Në vjeshtën e vitit 2019, u shfaq në Rusi fenomeni i pnuemonisë së virusit të jashtëzakonshëm.

Myasnikov tha:"Jemi implantuar në mënyrë të heshtur me opinionin e 'shpërthimit të epidemisë në një pikë', por fakti mund të mos jetë kështu. Le ta kuptojmë virusin e COVID-19 si një fenomen natyror, ta mos demonizojmë ose fryjmë, të mos zhytemi në panik dhe të zbatojmë rregullat e zbatueshme." (Xu Guang)