Kopshti Zoologjik Kombëtar Smithsonian në Uashington të ShBA-së bëri të ditur që panda e vogël Xiao Qi Ji po bëhet “më e fortë dhe më e koordinuar”.

Sipas një videoje të publikuar nga kopshti zoologjik në platformat sociale, Xiao Qi Ji tani mund të ngjitet në gurët e vendosur në një mjedis të brendshëm që ai përdor bashkë me nënën e vet, Mei Xiang.

Xiao Qi Ji, që do të thotë “magji”, ka lindur më 21 gusht 2020 nga Mei Xiang dhe Tian Tian, babai i tij, i cili ndodhet në Kopshtin Zoologjik të Uashingtonit.

Për shkak të pandemisë, Kopshti Zoologjik Kombëtar Smithsonian është mbyllur përkohësisht.(Jiang Lei)