Franca ka zbuluar rastin e parë të një varianti të koronavirusit të ri të gjetur më parë në Afrikën e Jugut, tha të enjten Ministria e Shëndetësisë.

Varianti 501.V2 u zbulua nga autoritetet afrikanojugore në mes të dhjetorit dhe raste të tij janë gjetur edhe në vende të tjera, si në Japoni dhe Britani. Ky variant, që besohet se transmetohet më lehtë se një version tjetër i gjetur në Britani, u zbulua në Francë te një burrë që ishte kthyer nga Afrika e Jugut, i cili jeton në një rajon në kufi me Zvicrën.

Afrika e Jugut është vendi i goditur më rëndë nga pandemia në kontinentin afrikan, me mbi një milion infeksione deri tani dhe 26 000 të vdekur.(Zhan Dian/Artan)