Sipas një deklarate zyrtare nga pallati presidencial, presidenti francez Emmanuel Macron nuk po shfaq më simptoma të COVID-19. Presidenti francez tani mund t'i japë fund vetëveçimit pasi u izolua për shtatë ditë. 43-vjeçari rezultoi pozitiv me koronavirus rreth një javë më parë.

"Unë u mbrojta shumë, isha shumë i kujdesshëm, respektoja masat e sigurisë, distancimin, mbaja maskë, përdorja rregullisht alkool. Dhe pavarësisht gjithçkaje, unë e mora virusin, ndoshta, pa dyshim një moment neglizhimi, një moment i pafat, por ndodhi ajo që ndodhi".

Udhëheqësi francez pati dhimbje koke, një kollë të thatë dhe lodhje për disa ditë. (Albana)