Presidenti kinez Xi Jinping dërgoi një mesazh urimi për një mbledhje të mbajtur nga OKB-ja të martën me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez.

Në mesazhin e tij, Presidenti Xi vuri në dukje se çështja palestineze, si problemi rrënjësor në Lindjen e Mesme, ka të bëjë me paqen dhe stabilitetin rajonal, me barazinë dhe drejtësinë ndërkombëtare, si edhe me ndërgjegjen dhe moralin njerëzor.

Bashkëjetesa paqësore prej fqinjësh midis Palestinës dhe Izraelit nuk është vetëm ëndrra e popullit palestinez dhe atij izraelit ndër breza, por edhe një shpresë e sinqertë e të gjitha vendeve në rajon, si dhe e bashkësisë ndërkombëtare, tha Xi.

Ai sugjeroi që bashkësia ndërkombëtare t'i përmbahet drejtimit të duhur të "zgjidhjes së dy shteteve" dhe të bëjë përpjekje për të promovuar procesin e paqes në Lindjen e Mesme mbi bazën e konsensuseve ndërkombëtare, si rezolutat përkatëse të OKB-së dhe parimi "Tokë për paqe".(Zhan Dian/Artan Goga)