Qyteti polak i Terespol, i vendosur në kufirin me Bjellorusinë dhe një prej portave më të ngarkuara në Bashkimin Evropian, tani po kërkon bashkëpunim më të ngushtë me Kinën, duke ndjekur rrjedhën e rritjes së shpejtë të shërbimeve hekurudhore të Kinës. Një numër në rritje i trenave të mallrave nga dhe për në BE kalojnë lumin Bug në Terespol, duke udhëtuar në qytete të ndryshme polake dhe në pjesën tjetër të kontinentit, duke përfshirë Madridin në Spanjë, Parisin në Francë, Tilburgun në Hollandë dhe Duisburgun në Gjermani, bën të ditur “Xinhua”.

Aktualisht, trenat e mallrave mund të transferojnë ngarkesën e tyre dhe të kryejnë operacionet e zhdoganimit në terminalin afër Malaszewice, një nga më të mëdhenjtë në Evropë.

“Mes 10 dhe 20 trena tashmë kalojnë në Terespol çdo ditë”, -tha kryebashkiaku i qytetit Jacek Danieluk, sipas të cilit rritja e transportit hekurudhor komercial nga Kina hap çdo investim të mëtejshëm në projekte të lidhura.

Përkundër pandemisë Covid-19 dhe ngadalësimit ekonomik, kryebashkiaku Danieluk mbetet optimist: “Jam i sigurt se do të kalojë dhe se në të ardhmen do të jemi në gjendje të thellojmë bashkëpunimin me Kinën”. (Elona)