Kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon ka mbajtur të hapur mundësinë për një referendum të dytë mbi pavarësinë vitin e ardhshëm.

Sturgeon deklaroi se dëshiron që votimi të bëhet në pjesën e hershme të mandatit të ardhshëm parlamentar skocez, pas zgjedhjeve në pranverën e vitit 2021.

Nëse Partia Kombëtare Skoceze (SNP) fiton shumicën, figurat e larta besojnë se kjo do t'u japë atyre mandatin për të kërkuar një referendum, pavarësisht se çfarë mendon kryeministri britanik Boris Johnson, shkruan britanikja “Express”. (Irma)