Universiteti mjekësor i Varshavës krijoi një aplikacion që mund të diagnostikojë koronavirusin pa pasur nevojë që njerëzit të vizitohen te një mjek, shkruajnë mediet botërore.
E para e këtij lloji në Poloni, “Covid.Termini.app” u krijua nga Qendra e Simulimit dhe Inovacionit Mjekësor të Universitetit (CSMI WUM) dhe firma “Termini”.
Sipas universitetit, pas regjistrimit për shërbimin në internet, përdoruesit japin tre informacione: rezultatin e përqindjes së testit të oksimetrit të pulsit, një vlerësim subjektiv të çdo gulçimi (në një shkallë nga një deri në 10) dhe temperaturën e trupit. Pacienti duhet të sigurojë informacion në lidhje me numrin e frymëmarrjeve në minutë dhe rrahjet e zemrës. Informacioni më pas dërgohet automatikisht te një mjek ose ndihmësmjek. (Irma)