Spanja vendosi që të kërkojë për të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e saj, nga vendet me rrezik të lartë për Covid-19, tamponin me rezultat negativ të paktën 72 orë përpara mbërritjes, duke nisur nga 23 nëntori.

Lajmi është dhënë nga e përditshmja spanjolle “El Pais”, duke cituar ministrin e Shëndetësisë, Salvador Illa.

Spanja është një ndër vendet evropiane më të prekura nga pandemia e koronavirusit dhe deri tani nuk e ka kërkuar testin, shkruan “Ansa”.(Irma)