Turqia forcon masat anti-Covid. Banorët mbi 65 vjeç e lart në Ankara dhe Stamboll tashmë janë të detyruar të lënë shtëpitë e tyre vetëm disa orë në ditë, si pjesë e masave për frenimin e përhapjes së Covid-19, njoftuan zyrtarët lokalë.

Të moshuarit lejohen të dalin jashtë mes orës 10:00-16:00, duke ruajtur distancimin social dhe duke mbajtur maska, njoftoi zyra e guvernatorit të provincës, bën të ditur “ATSH”.

Përjashtim është bërë për nëpunësit publikë dhe ata me profesione të caktuara, përfshirë mjekët, punonjësit e kujdesit shëndetësor, farmacistët, zyrtarët publikë të zgjedhur, punonjësit socialë dhe të tjerët.

Pronarët e bizneseve, tregtarët, industrialistët, fermerët, ata që janë të vetëpunësuar dhe kryetarët e shoqatave profesionale, përjashtohen gjithashtu nga kufizimet, që nisin të enjten. (Elona)