Vaksina anti-Covid, që Gjermania shpreson të bëhet e disponueshme në muajt e ardhshëm, duhet të adzministrohet së pari te grupet në rrezik, të tilla si të moshuarit dhe personat me sëmundje paraekzistuese, sipas një paneli të pavarur ekspertësh gjermanë.
“Gjithashtu, përparësi duhet të ketë edhe personeli në spitale dhe shtëpi kujdesi“, -bëri të ditur Këshilli gjerman i Etikës.
“Këshilli rendit si përparësi punonjësit kryesorë në zona të tjera si në autoritetet lokale shëndetësore, oficerët e policisë, zjarrfikësit dhe mësuesit”, -sqaroi kryetarja e këshillit Alena Buyx për paraqitjen e planeve në Berlin.
“Personat në streha të mbipopulluara, siç janë të pastrehët ose azilkërkuesit, gjithashtu, duhet të kenë përparësi”, shtoi ajo. Sipas Buyx, janë ende të nevojshme të dhëna konkrete për të vendosur përparësitë e sakta, megjithëse pacientët shumë të moshuar janë grupi më i rrezikuar, shkruan “ATSH”.(Irma)