Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, ka thënë se gjetjet e “Pfizer” për vaksinën kundër koronavirusit që është më shumë se 90% efektive ishin “të jashtëzakonshme”.

“Rezultatet janë me të vërtetë mjaft të mira, dua të them të jashtëzakonshme”, tha Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, sipas “Washington Post”, përcjell “BW”.

Kompania është ende në pritje të të dhënave mbi sigurinë, të cilat pret që të vihen në dispozicion deri në javën e tretë të nëntorit, sipas një njoftimi për shtyp, shkruan “FoxNews”.

Vaksina eksperimentale kundër koronavirusit është zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane “Pfizer” në bashkëpunim me gjermanen “BioNTech”. (Irma)