Franca përjashtoi masën e një izolimi të detyruar të të moshuarve, si mënyrë për të frenuar përhapjen e epidemisë së COVID-19.

“As që bëhet fjalë që të kemi një izolim të detyruar për të moshuarit”, siguroi zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal, gjatë një programi të transmetuar nga radioja “Europe1”, e përditshmja “LesEchos” dhe kanali televiziv “Cnews”.

“Së pari, sepse, nga ana etike, do të ishte objektivisht e ndërlikuar. Së dyti, sepse ndonjëherë do të thotë të injorosh situatën e shumë të moshuarve, që nuk jetojnë vetëm dhe të cilët ndonjëherë jetojnë me disa breza të së njëjtës familje, në të njëjtën banesë”, shtoi ai.

Sipas Attal, 30% e të shtruarve aktualisht në kujdes intensiv janë nën 60 vjeç. (Irma)