Nivelet e antitrupave mbrojtëse te njerëzit zbehen shumë shpejt pas infeksionit me koronavirus. Është ky zbulimi më i fundit i studiuesve të “Imperial College London”.

Studimi, i shpërndarë nga mediat britanike, zbuloi se numri i njerëzve që rezultojnë pozitivë për antitrupa ka rënë me 26% midis qershorit dhe shtatorit. Gjithashtu, në të theksohet se imuniteti duket se po zbehet dhe ekziston rreziku i infektimit disa herë.

Rënia e antitrupave është më e madhe te personat mbi 65 vjeç, krahasuar me grupmoshat më të reja dhe tek ata pa simptoma krahasuar me pacientët me Covid-19 të plotë.

Numri i punonjësve të kujdesit shëndetësor me antitrupa mbeti relativisht i lartë dhe sipas studiuesve kjo mund të jetë për shkak të ekspozimit të rregullt ndaj virusit.