Organizata Botërore të Shëndetësisë u bëri thirrje qytetarëve të botës mos ta humbasin besimin dhe mos të dorëzohen në luftën përballë përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Për shkak të shtimit të rasteve me Covid-19, shumë vende kanë vënë në fuqi masa shtrënguese, që janë pritur me protesta nga qytetarët.

Në konferencën e përjavshme për shtyp, kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se kufizimet nuk i do askush, por ato janë të nevojshme për të ulur numrin e infeksioneve.

“Ne mund t’i çojmë fëmijët në shkollë dhe t’i mbajmë bizneset të hapura, por të gjithë duhet të bëjmë kompromise dhe sakrifica”, -nënvizoi Ghebreyesus.