Japonia do të bëhet një vend neutral i karbonit deri në vitin 2050. Ky është qëllimi i kryeministrit Yoshihide Suga, në fjalimin e tij të parë politik që nga marrja e detyrës, i cili forcon ndjeshëm angazhimet e vendit për ndryshimin e klimës, bën të ditur “ATSH”.

Suga, në fjalën e tij në parlament, vuri mjedisin në plan të parë, edhe pse nuk dha detaje të sakta se si Japonia, një vend ende shumë i varur nga qymyri, do të përmbushë afatin, por tha se “roli i teknologjisë dhe inovacionit do të jetë thelbësor”, duke përmendur shembuj të tillë si bateritë diellore të gjeneratës së ardhshme.