NASA ka njoftuar se është në Hënë është gjetur ujë. Sipas kërkimeve, uji mund të shpërndahet drejtpërdrejt në sipërfaqen hënore, jo vetëm në pjesët e ftohta dhe të pandriçuara të saj.

Zbulimi përfaqëson një përparim të madh në misionin e eksplorimit të pjesës tjetër të sistemit diellor, si dhe dhënien e një kuptimi më të mirë të sipërfaqes hënore.

Pyetje të reja po ngrihen gjithashtu rreth asaj se si saktësisht uji mbërriti atje.

“Ne konfirmuam ujin në sipërfaqen e Hënës për herë të parë me ndihmën e teleskopit SOFIA. Ende s’e dimë nëse mund ta përdorim atë si një burim, por të mësosh rreth ujit në Hënë është thelbësore për planet tona kërkimore”, -deklaroi administratori i NASA-s, Jim Bridenstein.