Protokolli i Bashkimit Evropian për testet Covid për udhëtarët është drejt përfundimit.

Burime të agjencisë italiane të lajmeve “Ansa” bëjnë të ditur se në rekomandimin e tij të ardhshëm për një koordinim më të madh përballë valës së dytë të pandemisë, Komisioni Evropian do të paraqesë gjithashtu një protokoll specifik për testet në rastet e udhëtimeve, në mënyrë që të vendosë një rregull mbi përdorimin e testeve diagnostike.

Mes çështjeve të tjera të adresuara në këtë protokoll është edhe periudha e karantinës dhe një formë digjitale për gjurmimin e udhëtarëve.