Vaksina eksperimentale e koronavirusit e kompanisë “Pfizer” po testohet në grupmoshën më të re, fëmijë të moshës 12-vjeçare.

Vendimi u miratua nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave dhe bordet e rishikimit institucional të SHBA-së në fillim të këtij muaji, por “Pfizer” ndau grupet e fëmijëve të moshës 16 dhe 17 dhe fëmijët e moshës 12 deri në 15, shkruan “A2”.

“Një ekip në Spitalin e Fëmijëve “Cincinnati” përfundoi vaksinimin e 100 fëmijëve javën e kaluar”, tha dr. Robert Frenck, i cili po drejton provat për vaksinën e “Pfizer”.

“Tani jemi në pauzë për të parë reagimet ndaj vaksinës.Tani për tani jemi në një pauzë të planifikuar për t’u siguruar që gjithçka është aq e sigurt sa mund të jetë “, tha Frenck për “CNN”.

Ndër efektet anësore që mjekët po shikojnë janë ënjtje, skuqje ose dhembje në vendin e injeksionit, si dhe ethe ose dhimbje.