Forcat e armatosura britanike morën me forcë kontrollin e një naftëmbajtëse, në kanalin e La Manshit, pas raportimeve për dyshime për pengmarrje. Lajmin e konfirmoi Ministria e Mbrojtjes, sipas së cilës, 7 persona janë arrestuar, ndërsa ekuipazhi i anijes “Nave Andromeda” është shëndoshë e mirë.

Anija, e cila ndodhej pranë brigjeve të ishullit Ëight, dyshohej se ishte marrë peng, thuhej në deklaratën e Ministrisë. Forcat e policisë britanike thanë më herët se kishin marrë njoftim për një incident në bordin e anijes.

Policia e Hempshajërit bëri të ditur për “CNN” se disa persona në bordin e anijes së regjistruar në Liberi, të cilët udhëtonin pa biletë, kishin kërcënuar anëtarë të ekuipazhit. Nuk ka detaje të tjera lidhur me atë që mund të ketë ndodhur në bord, por sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes pas marrjes së situatës në kontroll, policia ka nisur hetimet.