Turqia bëri të ditur se do të zgjasë misionin kërkues të anijes së saj “Oruc Reis” në zonën e shumë kontestuar në Mesdheut Lindor deri më 4 nëntor, një hap ky që pritet të nxisë më tepër tensionet në rajon.

Anëtarët e NATO-s, Turqia dhe Greqia janë përfshirë në një mosmarrëveshje prej kohësh në lidhje me shtrirjen e shelve-ve kontinentale dhe pretendimeve ndaj burimeve të hidrokarbureve në Mesdheun lindor, shkruan “A2”.

Përplasja shpërtheu në gusht kur Turqia dërgoi anijen kërkuese “Oruc Reis” në ujërat e pretenduara gjithashtu nga Greqia dhe Qipro.