Dr. Anthony Fauci deklaroi se një vaksinë Covid-19 mund të jetë në dispozicion në Shtetet e Bashkuara para fundit të vitit, nëse provohet të jetë e sigurt dhe efektive, njofton “BBC”.

Specialisti amerikan i shëndetësisë theksoi se dozat e para të kufizuara do t'u shkonin njerëzve sipas një përparësie të caktuar dhe se do të duheshin disa muaj deri në 2021, para se të ishin më gjerësisht të disponueshme.

Sipas Fauci-t, vaksina nuk do të zëvendësonte nevojën për masa të shëndetit publik për të mbrojtur njerëzit nga virusi për një kohë të konsiderueshme.