Në botë ka 75 studime të regjistruara mbi vaksinat për COVID-19, me nëntë kandidatë që kanë arritur fazën 3, e fundit para kërkesës për autorizim, deklaroi “OBSH”, sipas së cilës krahasuar me një muaj më parë shifra është rritur me 17.77% e këtyre eksperimenteve, shkruan “Ansa”.

Në total, studimet planifikojnë të regjistrojnë gati 310.000 pacientë.

Kina vazhdon të kryesojë renditjen, me 23 teste, pothuajse dyfishi i SHBA-së që ka 12 prova në zhvillim.

Në botë janë duke u zhvilluar 1972 testime mbi terapinë (79%), parandalimin (16%), dhe terapitë mbështetëse kundër COVID-19, nga të cilat 90% janë të rastësishme.