“Evolucioni i situatës së koronavirusit në Evropë është bërë tashmë shumë shqetësues”.

Në këtë mënyrë u shpreh drejtori i zyrës rajonale të OBSh-së, Hans Kluge, gjatë një konferencë për Covid-19.

"Numri i rasteve ditore të koronavirusit po rritet, ashtu si edhe shtrimet në spital. Covid është tani shkaku i pestë kryesor i vdekjeve dhe pragu i 1000 vdekjeve në ditë është arritur”, -tha Kluge, shkruan “Ansa”.

Komisioni Evropian rekomandoi vendet e BE-së që të identifikojnë grupet e synuara për t’u vaksinuar, sapo një vaksinë anti-Covid të vihet në dispozicion dhe të përgatiten për shpërndarjen e saj.

“Propozojmë një qasje të përbashkët për të vendosur se kush do të vaksinohet në fillim”, -tha zëvendëspresidenti i Komisionit, Margaritis Schinas.

“Kjo është, gjithashtu, e rëndësishme për sa i përket drejtësisë për qytetarët tanë në të gjithë BE-në”, -shtoi ai, shkruan “ATSH”.

Grupet e mundshme të synuara, sipas Komisionit, mund të përfshijnë ata që punojnë në kujdesin shëndetësor dhe të ashtuquajturit “punëtorë thelbësorë” jashtë sektorit shëndetësor, si edhe personat mbi 60 vjeç dhe ata më të prekshmit për shkak të sëmundjeve kronike dhe kushteve themelore.

oronavirusi është shndërruar tashmë në shqetësimin kryesor dhe asnjë person nuk është imun, madje as zyrtarët e lartë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Ursula von der Leyen është detyruar të futet sërish në karantinë, pasi një anëtar i zyrës së saj është infektuar me koronavirus.

“Më informuan se një anëtar i zyrës sime ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Testi im doli negativ. Sidoqoftë, si masë paraprake, do të largohem menjëherë nga “Pallati i Evropës” dhe do të vetizolohem”, -shkroi von der Leyen, në “Twitter”, duke lënë samitin e BE-së.