Kina dhe Filipinet kanë arritur një konsensus për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e energjisë në Detin e Kinës Jugore dhe krijuan një mekanizëm konsultimi, njoftoi të premten Ministria e Jashtme e Kinës.

Zëdhënësi i Ministrisë, Zhao Lijian, e tha këtë pas njoftimit se presidenti filipinas Rodrigo Duterte ka hequr një moratorium për kërkimin e naftës në Detin e Kinës Jugore.

Kina shpreson që dy palët do të bien dakord në hapat e mëtejshëm dhe do të nxisin përparimin në zhvillimin e përbashkët të energjisë në Detin e Kinës Jugore, tha Zhao për mediet.

(Albana)