Astronautja amerikane Kathleen Rubins dhe kozmonautët rusë Sergei Ryzhikov dhe Sergei Kud-Svertchkov u nisën drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) në bordin e një rakete ruse Soyuz.

Të dy kozmonautët Roskosmos dhe astronautja e NASA-s u nisën sipas planifikimit nga kozmodromi rus “Baikonur” në Kazakistan.

Agjencia Ruse e Hapësirës specifikoi në “Twitter” se anija kozmike u pozicionua me sukses në orbitë.