Shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit bënë të ditur se kanë zhvilluar një test që mund të identifikojë virusin Covid-19 në më pak se pesë minuta.

Universiteti i Oksfordit shpreson të fillojë prodhimin e pajisjeve në fillim të vitit 2021 dhe më pas ta miratojë atë gjashtë muaj pas kësaj, raporton “BBC”.

Sipas profesorit Achilles Kapanidis, testi i ri mund të përdoret në biznese, universitete dhe aeroporte të ndryshme.