Presidenti i Kirgistanit, Sooronbay Jeenbekov, ka dhënë dorëheqjen. Njoftimi u bë nga zyra e shtypit e presidencës, shkruan agjencia ruse e lajmeve “Tass”.

“Nuk kapem pas pushtetit. Nuk dua të hyj në historinë e Kirgistanit si një president që ka ndyer duart me gjak dhe ka shtënë me armë qytetarët e vet. Për këtë arsye, mora vendimin për të dhënë dorëheqjen”, njoftoi Jeenbekov në një deklaratë.

“Uniteti i vendit, uniteti i njerëzve dhe paqja janë më të rëndësishme se gjithçka”, tha Jeenbekov.