Programi për përdorimin e vaksinës së COVID-19 është paraqitur bashkërisht nga Aleanca Globale e Vaksinave dhe Imunizimit (GAVI), OBSh-ja dhe Aleanca e Risive për Gatishmërinë ndaj Epidemive (CEPI). Synimi i programit është që të shpejtohet kërkimi dhe prodhimi i vaksinës së e COVID-19 dhe të garantohet që çdo vend ta marrë atë në mënyrë të barabartë.


Më 8 tetor, Kina nënshkroi marrëveshje me GAVI-n, duke marrë pjesë zyrtarisht në programin COVAX. Kjo ka tërhequr vëmendjen dhe ka marrë vlerësime pozitive nga mediat ndërkombëtare.


Gazeta britanike "The Guardian" njoftoi që pjesëmarrja e Kinës në COVAX do të thotë shtim i besimit për luftën antiepidemike nga komuniteti ndërkombëtar dhe përmirësim i imazhit të Kinës.


"Reuters" njoftoi që pjesëmarrja e Kinës ka nxitur jashtëzakonisht përparimin e këtij programi. Kjo do të pengojë rezervimin e vaksinave nga vendet e ndryshme dhe do të sigurojë përdorimin e tyre për njerëzit me rrezik të madh infektimi.


Kreu i GAVI-t Seth Berkley tha në një intervistë për "Reuters"-in se me pjesëmarrjen e Kinës, po afrohet shpejt përmbushja e objektivit origjinal dhe do të nisë mbështetja për vendet me të ardhura të ulëta. “Garantimi i furnizimit të vaksinës për çdo vend, qoftë të pasur, qoftë të varfër, mund të bëjë që ato ta marrin shpejt vaksinën për COVID-19. Kjo ka qenë një sfidë e madhe para disa muajsh, por tani, po bëhet realitet,” thotë Berkley.


"Washington Post" njoftoi që qeveria kineze ka vënë në kontroll përhapjen e epidemisë dhe ka dhuruar materiale ndihmëse, si maska dhe pajisje mjekësore, duke ngritur imazhin e Kinës.


Kurse "Bloomberg"njoftoi që pjesëmarrja e Kinës në programin COVAX ka plotësuar vendin bosh të lënë nga ShBA-ja në rolin udhëheqës në shëndetësinë globale.