Parisi do të mbyllë plotësisht të gjitha baret dhe restorantet, duke nisur nga e marta, ndërsa qeveria franceze ka rritur në maksimum alarmin për koronavirusin në kryeqytet pas një periudhe rritjeje të vazhdueshme të infektimeve.

Kufizimet do të zgjasin për të paktën dy javë, njoftoi zyra e kryeministrit Jean Castex, shkruan “TCH”.

Të dielën, Franca raportoi 12.565 raste të reja të Covid 19. Kjo vjen pasi qyteti i Marsejës mbylli baret dhe restorantet javën e kaluar.

Niveli maksimal i rrezikut në Francë hyn në fuqi kur shkalla e infektimeve në një lokalitet kapërcen 250 për 100 mijë banorë dhe të paktën 30 për qind e shtretërve në terapi intensive janë të zënë nga pacientë me covid 19.

Këto masa, ta domosdoshme për të luftuar përhapjen e virusit, do të aplikohen në Paris dhe tre rajone të tjera përreth tij për dy javë, theksoi zyra e kryeministrit francez.

Restorantet dhe lokalet që shërbejnë ushqim dhe alkool mund të qëndrojnë të hapura për sa kohë që ato regjistrojnë detajet e kontakteve nga klientët dhe mbyllin dyert në orën 22:00.