“Ndonjëherë të rriturit mund të vuajnë nga simptoma të rrezikshme që ngjajnë me një sindromë të lidhur me koronavirusin te fëmijët”, -deklaruan studiuesit në Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Ekspertët e quajnë sindromë inflamatore multisistemale te të rriturit, ose MIS-A, dhe thonë se është e ngjashme me sindromën inflamatore multisistemale te fëmijët ose MIS-C.

Ashtu si MIS-C, edhe MIS-A nuk është e lidhur qartë me koronavirusin dhe të sëmurët mund mos të shfaqin ndonjë simptomë tjetër që do të tregonte infeksionin Covid-19.

Megjithatë, MIS-A u ka marrë jetën të paktën tre pacientëve, që ngjashëm me Covid-19, godet në mënyrë disproporcionale pakicat racore dhe etnike, tha ekipi i CDC-së, shkruan “A2”.

MIS-C ka prekur disa qindra fëmijë në të gjithë botën dhe shkakton inflamacion të përgjithshëm, por pacientët zakonisht nuk shfaqin simptomat klasike të koronavirusit.

Testet e gjakut tregojnë se MIS-C mund të zhvillohet disa javë pasi fëmija është rikuperuar nga një infeksion koronavirusi, zakonisht raste që kalohen me simptoma të lehta ose pa simptoma.