Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo u kërkoi të shtunën banorëve në këtë shtet të jenë vigjilentë ndaj COVID-19, pasi të dhënat e fundit kanë treguar për raste të reja me trend rritës të koronavirusit, shkruan “Xinhua”.

“Kjo pandemi nuk ka mbaruar”, -tha Cuomo në një deklaratë. “Mesazhi im për njujorkezët është një thirrje për të qendruar vigjilentë”, -tha guvernatori i Nju Jorkut.

Sipas Qendrës për Shkencë dhe Inxhinieri të Sistemeve në Universitetin “Johns Hopkins”, numri i personave që knë humbur jetën nga koronavirusi në SHBA është në 209.187 persona. New York-u mbetet një nga shtetet më të goditura nga pandemia.