
Kryeministri britanik, Boris Johnson bëri thirrje të shtunën që kombet të veprojnë së bashku në luftën kundër pandemisë Covid-19 dhe për përpjekjen për vaksinat.
Johnson ka propozuar një plan për të krijuar një qasje globale të sigurisë shëndetësore, duke përfshirë një rrjet global të qendrave kërkimore për përgjigje emergjente ndaj pandemive, -shkruan “Xinhua”.
Në debatin e sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Johnson bëri thirrje që bashkësia ndërkombëtare të bëjë përpjekje të përbashkëta dhe të veprojë së bashku, në vend që të zhvillojë fushata të ndara, për të shmangur zgjatjen e fatkeqësisë.
"Tani është koha", -tha kryeministri britanik. "Le të shërojmë botën".







