
Të paktën 75 shkolla janë mbyllur në Itali për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus. Rajonet më të goditura janë Lombardia, Emilia Romagna, Toscana dhe Lazio.
Rreth 76% e rasteve pozitive me Covid janë nxënës dhe 13% mësimdhënës.
Nuk është më e qetë situata në Spanjë, ku deri tani janë mbyllur 2852 klasa që nga rifillimi i vitit shkollor, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Arsimit.
Në të njëjtën situatë është edhe Franca, ku një numër i madh shkollash janë mbyllur për shkak të numrit të lartë të infektuarve.







